Aktualitet29 Qershor 2018, 14:19

Vrasja e Azem Hajdarit, i ashpër Skënder Gjinushi: Sali Berisha e di para se të bëhet krimi, shumë shpejt do kemi rezultate

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Azem Hajdarit, i ashpër Skënder Gjinushi: Sali Berisha e di

Dosja e bujshme e vrasjes së Azem Hajdarit ka marrë tjetër kthesë pas ekstradimit të ish badigardit të Sali Berishës, Izet Haxhisë i dënuar me 25 vite burg, si pjesëmarrës në atentatin ndaj demokratit. Por, një nga shumë emrat, të cilët ish-kryeministri Berisha i ka lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit, ka qenë edhe Skënder Gjinushi.

“E keqja është që gjyqin e bëjmë rrugëve, apo nëpër media. Gjyqet bëhen në gjykata, andaj është e rëndësishme t’i lëmë ato të flasin. Por, një nga rezultatet e para është rihapja e kësaj dosje. Dhe ka shpresë që do të ketë rezultat, sepse tashmë ka rënë ai presion politik, veçanërisht nga krahu ai atij që leh më shumë në këtë drejtim,” shprehet Gjinushi,

Pyetjes së Tirana Today, se përse ish-kryeministri Berisha nuk ka dëshmuar asnjëherë para Prokurorisë, Gjinushi përgjigjet:

“Akoma nuk jeni mësuar ju me Berishën, ka 27 vjet që nuk ka lënë njeri pa akuzuar, krim pa e ditur. Ai e di para se të bëhet krimi. Berisha nuk ka lënë njeri pa akuzuar, asnjë akuzë pa lëpirë, pra sipas rastit, ashtu e hedh edhe vallen. Është njeriu më delirant, më shpifës, më deformues i çdo të vërtete.” tha Gjinushi.

Sipas mediave, Skënder Gjinushi është një nga emrat i cili pritet të dëshmojë në sallën e gjyqit.

“Boll llomotitën apo shpifën kushdo qoftë e bëri këtë krim. Ja ku është drejtësia, të ringrihet, të vendoset në bazat që duhet dhe atje gjithkush të thotë fjalën e vetë. Pasi kjo është një ndër çështjet që duhet zbardhur përfundimisht. Po ashtu edhe disa nga skandalet më të mëdha që kanë ndodhur ndër vite”,përfundon Gjinushi.

Aktualitet