
Vrasja e biznesmenit, Bullgaria dyshuese për agjentin e iflirtuar rus
Bullgaria hedh dyshimet se vdekja e biznesmenit bullgar dhe djalit të tij ka ndodhur nga ndërhyrja e një agjenti të inflirtuar rus.
Parlamenti bullgar do të kërkojë informacione nga web-i investigativ ”Bellingcat”, sipas së cilëve një agjent i shërbimit sekret ushtarak rus (GRU) mund të ketë lidhje me pistën e dyshuar të helmimit të një biznesmeni dhe djalit të tij në Bullgari në vitin 2015.
Sipas ‘’Bellingcat’, agjenti i GRU-së kishte mbërritur në Bullgari disa ditë përpara se dy individët e sipërpërmendur të shfaqnin probleme shëndetësore për shkaqe ende të panjohura dhe më pas u shtruan në spital.
Web-i investigativ konfirmon gjithashtu në informacionet e publikuara të enjten, se i njëjti agjent i GRU-së ndodhej në Britaninë e Madhe në periudhën e helmimit të ish-agjentit të dyfishtë, Sergueï Skripal në marsin e 2018 në Salisbury.
Nuk bëhet fjalë për asnjë nga dy agjentët e GRU-së të akuzuar nga autoritetet britanike si përgjegjësit e helmimit të Sergueï Skripal dhe vajzës së tij Ioulia. ‘’Bellingcat’’ e paraqiti atë si të dyshuarin e tretë që kishte vepruar nën emrin e Sergueï Fedotov.