Kronike17 Nëntor 2022, 10:02

Vrasja e Briken Sanajt tek ‘Kodra e Diellit’ ndodhi për hakmarrje, autori dyshohet të jetë në Belgjikë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Briken Sanajt tek ‘Kodra e Diellit’ ndodhi për hakmarrje, autori dyshohet të jetë në Belgjikë

Personi i dyshuar që ka kryer vrasjen e Briken Sanajt në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë dyshohet se ndodhet në Belgjikë dhe është shpallur në kërkim. 39-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e 30 tetorit pranë banesës së tij dyshohet se është vrarë për hakmarrje.  Vëllai i 39-vjeçarit, Renato (Anton) Sanaj ka plagosur në vitin 2012 një person në Lezhë, pistë e cila nuk përjashtohet nga grupi hetimor se mund të ketë çuar në ekzekutimin e Sanajt.

39-vjeçari jetonte në Itali, ndërsa njihej dhe me emrin Skerdilajd Sanaj. Ekzekutimi ndodhi pasi po kthehej nga Lezha, ku ishte për dasmën e shokut të tij, Anton Gjini. Në emrin e këtij të fundit rezulton edhe apartamenti që ishte marrë me qira prej më shumë se një viti te rezidenca ‘Kodra e Diellit’.


smile

Kronike #autori ne Belgjike #Briken Sanaj Hakmarrje