Politike30 Tetor 2018, 07:54

Vrasja e ekstremistit grek përplas Athinën me Tiranën, qeveria greke i përgjigjet Ramës, dorëzon notë proteste ambasadore

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e ekstremistit grek përplas Athinën me Tiranën, qeveria

Vrasja e ekstremistit grek përplas Athinën me Tiranën, qeveria greke i përgjigjet Ramës, dorëzon notë proteste ambasadores shqiptare

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë janë tensionuar sërish. Shkak për këtë është bërë vrasja e ekstremistit grek, Konstantinos Katsifas dy ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës pasi terrorizoi dhe sulmoi me breshëri kallashnikovi policinë. Në lidhje me këtë ngjarje pati reagime të shumta nga të dyja palët, ekstremistë të tjerë grekë madje u betuan se do të marrin hak për vrasjen e Katsifas. Por tone të ashpra ka patur edhe në nivel qeveritar, gazeta Sot. Dy ditë më parë reagoi kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale kërkoi nga fqinjët grekë që të mos e quajnë të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri. Në vijim të kësaj, nuk mungoi as kundërpërgjigja e qeverisë greke, e cila i bëri thirrje qeverisë shqiptare të zbusë tonet në raport me ngjarjen. Qeveria e Greqisë reagoi ditën e djeshme zyrtarisht përmes zëdhënësit të saj, njëherësh Sekretar i Shtetit, Dhimitris Tzanakopoulos për vrasjen e 35-vjeçarit Katsifas.

Në një dalje për mediat greke, Tzanakopoulos deklaroi se autoritetet greke janë në komunikim me ato shqiptare. Duke iu përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, ai theksoi se tonet e ulëta duhet të respektohen nga qeveria shqiptare dhe se çështja nuk duhet të trajtohet me agresivitet kur një jetë është humbur, në mënyrë që të mos ushqehen reflekset e shoqërive. “Autoritetet greke po ndërmarrin të gjitha veprimet e planifikuara në këto raste për të gjetur saktësisht se çfarë ndodhi saktësisht me vdekjen e 35-vjeçarin Konstantinos Katsifas në Shqipëri. Ne nuk duhet të nxitojmë për të nxjerrë përfundime, por do të qëndrojmë në mesazhin strikt të dërguar nga Ministria e Jashtme greke. Por nga ana tjetër, Shqipëria nuk duhet të jetë agresive në reagimet e saj ndaj incidentit”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos.

Reagime të tjera të ashpra

Akoma më i ashpër ishte reagimi i një politikani tjetër grek, Phaselos Kranidiotism, i cili është Presidenti i të Drejtës së Re. “Të ngrihen të gjithë, të mos lëmë gurë pa lëvizur dhe të shfarosim të gjithë vrasësit e heroit Konstantinos Katsifas, kjo është e vetmja mënyrë që Edi Rama të mos guxojë të ngre dorën ndaj grekëve”, tha ai. Partia greke “To Potami” nga ana tjetër, kërkoi llogari ndaj autoriteteve shqiptare. “Të përgjigjet pala shqiptare, jo vetëm policia shqiptare për rrethanat që shkaktuan vrasjen e Katsifas. Kryesore është të sqarohet nëse i dhanë mundësinë Katsifas të dorëzohet. Pala shqiptare është e detyruar të japë përgjigje të detajuara dhe bindëse”, tha “To Potami”.

Notë proteste ambasadores shqiptare

Marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve fqinje pas vrasjes nga Renea të ekstremistit grek faktohen edhe nga takimi midis ambasadores tonë në Greqi, Ardiana Hobdari me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme greke. Sipas informacioneve të gazetës, Ardiana Hobdari u thirr për një takim nga Ministria e Jashtme e Greqisë që drejtohet nga kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras për të diskutuar për ngjarjen e dy ditëve më parë. Për të treguar indinjatën e tyre për këtë episod, mësohet se zyrtarët grekë gjatë diskutimeve me ambasadoren tone shqiptare i kanë dorëzuar kësaj të fundit edhe një notë proteste. Tone të tilla të ashpra vijnë në kohë kur marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje sikur ishin qetësuar disi gjatë negociatave për të nënshkruar një pakt të ri detar. 

Politike dorëzon notë proteste ambasadores shqiptare qeveria greke i përgjigjet Ramës Vrasja e ekstremistit grek përplas Athinën me Tiranën