Bota 9 Shkurt 2019, 14:58

Vrasja e gazetarit Khashoggi, Trump rrefuzon të raportojë lidhjet me autorët

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e gazetarit Khashoggi, Trump rrefuzon të raportojë lidhjet me

Vrasja e gazetarit Khashoggi, Trump rrefuzon të raportojë lidhjet me autorët

Administrata e presidentit të SHBADonald Trump, ka rrefuzuar të raportojë lidhjet me autorët e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë që presidenti ka pasur të drejtë të mos e pranojë kërkesën.

Senatorët e kishin dorëzuar një kërkesë në Shtëpinë e Bardhë në tetor të vitit të kaluar, duke kërkuar nga Shtëpia e Bardhë ta hetojë këtë rast dhe të ofrojë më shumë të dhëna për rrethanat dhe autorët e vrasjes.

Khashogi ishte vrarë pasi kishte hyrë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit të kaluar. Ai e kritikonte ashpër qeverinë mbretërore të Arabisë Saudite. Është raportuar se trupi i tij është shaktërruar dhe nuk është gjetur ende.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë vlerësuar më parë se një operacion i tillë nuk ka mundur të kryhet pa urdhrin e princit të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. Sidoqoftë, autoritetet saudite i kanë mohuar akuzat për përfshirje të princit në këtë vrasje, shkruan “BBC”.

 

Bota Jamal Trump