Bota19 Tetor 2018, 08:32

Vrasja e gazetarit, presidenti Trump kërcënon Arabinë Saudite

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e gazetarit, presidenti Trump kërcënon Arabinë Saudite

Vrasja e gazetarit, presidenti Trump kërcënon Arabinë Saudite

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se do të ketë “ndëshkime të ashpra” për Arabinë Saudite nëse përcaktohet se gazetari saudit Xhamal Kashogi është vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll të Turqisë. 

“Gazetari i zhdukur saudit Jamal Khashoggi duket se ka vdekur, tha presidenti Trump për gazetarët.

trump ka thënë se do të ketë pasoja “të rënda” për këdo që qëndron pas këtij krimi. Khashoggi u pa për herë të fundit të hyjë në konsullatën saudite në Stamboll të Turqisë dy javë më parë.

Turqia ka akuzuar Arabinë Saudite për dërgimin e një skuadre për të rrëmbyer dhe vrarë gazetarin, ndërkohë që Rijadi e ka mohuar një gjë të tillë.

Bota Presidenti Trump SHBA Vrasja e gazetarit