Kronike29 Shtator 2022, 15:29

Vrasja e Jan Prengës, gjykata dënon me burg përjetë kopshtarin e kompleksit ku ndodhi krimi; autorët shijojë arratinë

Shkruar nga Pamfleti

Kopshtari i kompleksit “Golden” është dënuar me burg përjetë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Pregës. Pasi i shpëtuan arrestimit të gjithë emrat e tjerë që kryen vrasjen, ai që e ka pësuar në fund është Festim Bixhdili.

Ai rezulton të jetë njeriu kyç i cili ka informacion për vendin ku është varrosur trupi i Jan Prengës, por ai refuzon ta tregojë. Bexhdili, ishte kopshtar i resortit “Golden” në Pjezës Shijak. Ndërkohë me 3 vite burg u dënua Olsi Turja, i cili pastroi gjurmët e gjakut, por ai e ka kryer tashmë dënimin gjatëqëndrimit në paraburgim.

Jan Prenga u rrëmbye janarin e 2020. Urdhrin për rrëmbimin sipas SPAK e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi. Dyshimet janë se rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë në Britaninë e Madhe. Sipas SPAK, Festim Bexhdili e dinte vendin ku kanë groposur trupin e Jan Prengës, por nuk e tregon atë.

Ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Jan Prenga, pasi është rrëmbyer në Kamzë, direkt pas ngjarjes është dërguar në kompleksin ‘Golden’ dhe aty është mbajtur peng, si dhe personat që posedojnë e administrojnë këtë kompleks janë të përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit Jan Prenga.

Gjithashtu, nga shpjegimet e vëllait të viktimës, Tan Prenga, Anton Prenga, rezulton se ai ka dijeni për motivin e rrëmbimit dh mbajtjes peng të Jan Prengës, që është vjedhja e një sasie prej 260 kg lëndë narkotike, kokainë, në Angli, nga vëllai tjetër, Astrit Prenga dhe shoku i tij, Gëzim Dollani.

Ai gjithashtu ka dijeni kush janë organizatorët dhe rrëmbyesit e Jan Prengës, shtetasit Gentjan Doçaj, Korado Gështenja, Korado Bleta dhe Gramos (Dritan) Rexhepi, pasi këta të fundit e kanë kontaktuar vëllain e tyre Astrit Prenga në Angli për kthimin e lëndës narkotike dhe më pas do të lironin Janin” thuhet në dosje.

Por duket se autorët po shijojnë lirinë sepse janë në arrati dhe ai që e pësoi është roja i kompleksit.


smile

Kronike Jan Prenga Vrasje