Kronike 3 Tetor 2022, 15:01

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dërgohet për gjykim dosja e Arbër Paplekajt

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dërgohet për gjykim dosja e Arbër

Ditën e sotme, Gjykata ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen e Arbër Paplekajt, i cili akuzohet për vrasjen Pjerin Xhuvanin gjatë zgjedhjeve të 25-prillit 2021.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Kronike Arbër Papleka Vrasja e Pjerin Xhuvanit