Kronike 8 Shkurt 2023, 19:45

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dëshmojnë edhe dy efektivë; zbulohet çfarë ndodhi në seancën 6 orëshe

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dëshmojnë edhe dy efektivë; zbulohet

Sot në Elbasan u zhvillua një tjetër seancë për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvanit, e cila nisi prej orës 09:30 dhe zgjati deri në 16:00. Në këtë seancë u dëgjuan dëshmitë edhe të dy punonjësve të policisë.

Në dëshminë e tyre ata kanë thënë se pranë viktimës dhe vrasësit kishte njerëz të grumbulluar. Pyetjes, nëse njihnin dikë në atë turmë, përgjigja ishte jo.

Avokatja e familjes Rezarta Tahiraj është shprehur: “Nëse policët që punojnë dhe ndoshta edhe banojnë në Elbasan nuk njohin asnjë në atë turmë kupton shumë. Ndoshta ata persona kishin ardhur nga qytete dhe fshatra të tjera dhe sigurisht nuk ishin turistë dhe nuk ishin sigurisht as edhe miqtë e viktimës që kishte mbërritur aty në makinë i shoqëruar vetëm nga dhëndri i tij dhe nga një person tjetër”.

Sipas avokates Tahiraj, turma e parë nga dy punonjësit e policisë mund të jetë krijuar nga komponentët e skuadrës paramilitare të mbrojtjes së votës dhe nga bashkëpunëtorët e tyre hipotetikë.

Përsa i përket të rejave të mundshme në referim me sinjalizimin e një hipoteze të rrezikut të jetës për një dëshmitar që i është dërguar Prokurorisë pikërisht nga avokate Tahiraj, përfaqësuesja ligjore e familjes së viktimës deklaroi se nuk ka dhe nuk pret përgjigje: “Do të jetë Prokuroria që do të vendosë nëse aktivizohet për ti kërkuar autoriteteve kompetente mbrojtjen e këtij dëshmitari dhe do të jetë gjithmonë Prokuroria të vendosë nëse dhe si të përdorë bashkëpunimin e dëshmitarit. Mund të jetë e dobishme në ofrimin e elementëve të dobishëm për të krijuar një identikit të personave për t’u kërkuar ose ndoshta për të gjetur fytyrat e tyre ndër qindra fotografi”.

Personalisht jam e bindur, tha avokate Tahiraj  se ai dëshmitar është shumë i çmueshëm për aktivitetin investigativ të Prokurorisë mbi këtë rast.

Në seancë ai tha që dy personat ishin të armatosur me pistoletë. Dëshmitari nuk diti të tregojë markën dhe kalibrin e atyre pistoletave, sepse mendoj se nuk është një ekspert armësh, por që ata persona ishin në posedim të atyre armëve e tha në mënyrë të qartë. Kjo specifikë është një veçori rënduese që shton urgjencën për nevojën e identifikimit për rrezikun që kanë treguar në atë rrethanë me posedimin e atyre pistoletave dhe me faktin se ndoshta i përkasin pikërisht ato armë dhe plumba të gjetur në vendin e vrasjes me një kalibër të ndryshëm nga pistoleta e vrasësit”.

Tahiraj sqaron se nuk është avokati mbrojtës i dëshmitarit: “Nuk e njoh. Nuk di asgjë për të. E kam parë një herë në seancën e procesit gjyqësor. Edhe nëse do më kërkonte që ta mbroja atë si avokat do ta refuzoja. Rasti i tij është i zakonshëm, i thjeshtë dhe unë, që kam zgjedhur të jam avokat për pasion, mund të kem vetëm raste interesante dhe të vështira. Si shtetase – thotë Tahiraj – detyra ime përfundon me sinjalizimin në Prokurori të rrezikut të mundshëm për atë dëshmitar. Çdo vendim pasues është jashtë kompetencave të mia”.

Sipas saj, nevojitet të evidentohet se ai dëshmitar është i çmueshëm edhe në proces.

“Kjo nuk mund të mohohet – pohon avokate Tahiraj. Mendohet, për shembull, kur ka thënë se viktima nuk e kishte ofenduar vrasësin e tij dhe asnjë person tjetër prezent në vendin e vrasjes. Fjalët e asaj dëshmie – përfundon Tahiraj – janë sigurisht një kontribut i rëndësishëm në kuptimin e zhvillimit të fakteve dhe verifikimit të së vërtetës dhe të përgjegjësive, por mund të jenë edhe një ndihmë në punën e Prokurorisë që, duke përdorur disponibilitetin për të bashkëpunuar të dëshmitarit, do të mund t’ja dali që të çojë në proces ata persona të armatosur ende të paidentifikuar”, shtoi ajo. /BW

Kronike dëshmitar Vrasje Xhuvani