alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Klodiana Lala zbardh detajet: Si gënjyen publikisht dy zv/drejtorët e policisë

28/06/2022, 22:14
ne Aktualitet, Tirana
A A

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e bujshme e Pjerin Xhuvanit, në Elbasan, ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik dhe politikën, pasi ndodhi katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe ishin të përfshirë shumë figura të njohura të politikës dhe botës së krimit.


-Lexo edhe:

Gomonet me shqiptarë, ambasadori britanik takon Nanon: Të gjithë do kthehen në vendin e tyre, nuk do lejojmë emigrantë të paligjshëm

Qeverisemi nga xhambazë turbofolk e anadollakë, rrugët që të lidhin me Korçën dhe Shkodrën për faqe të zezë

Gazetarja Klodiana Lala renditi në emisionin “Open” të gjitha shkeljet e dy ish.zv-drejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, të cilët mbërritën të parët në vendngjarje dhe nuk ndërhynë.

Mes të tjerash, gazetarja Lala komentoi dhe vendimin e gjykatës për ngjarjen, duke thënë se është për të vënë duart kokës, pasi gjykatësi e nis vendimin me dy zyrtarët e lartë të policisë dhe më pas flet për njerëz, që nuk kanë lidhje fare me ngjarjen.

Klodiana Lala: Dy zv.drejtorët e policisë gënjyen publikisht dhe thanë se në makinat në vendngjarje nuk ishin gjetur materialet zgjedhore. Më e rënda është se zyrtarët e policisë nuk morën masa për të parandaluar ngjarjen. Ishte një ngjarje e rëndë, që tregoi se partitë politike janë gati të vrasin, dhe këtu nuk ka ngjyrime. Dy zv.drejtorët kanë shpërdoruar detyrën, sepse nuk kanë marrë asnjë masë. Më 21 prill 2021, në orën 14:00, Arjan Hoxha dhe pjesëtarë të tjerë të PD pretendonin se kishin bllokuar një makinë, që po blinte vota për PS. Hoxha pretendonte që në automjetin, që drejtohej prej tij, kishte materiale zgjedhore dhe armë të ftohta. Të parët që kanë mbërritur aty kanë qenë dy zv.drejtorët. E gjithë ngjarja ka qenë e filmuar.

Në momentin që dy zv.drejtorët kanë mbërritur me “Range Rover-in” e tij në vendngjarje, janë parkuar dhe kanë dalë në trotuar, duke biseduar me Arjan Hoxhën, që ishte pjesë e strukturës për mbrojtjen e votave. Në atë moment kanë ardhur tre makina, ku mes tyre ka dalë dhe Gentian Sharra, një ndër personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit.

Gjatë gjithë kohës, që kishte fyerje, përplasje fizike, e deri te përdorimi i armës, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga zyrtarët e policisë, të cilët jo vetëm nuk mbrojtën jetën e qytetarëve, por nuk arritën të mbronin as efektivët, pasi një police mbeti e plagosur në vendngjarje.

Ka dhjetëra kamera sigurie që e kanë filmuar atë ngjarje. Çështja është se kë po mbrojnë policët? Mund ta kenë bërë për arsye zgjedhore në atë kohë.

Ata pretendojnë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet, por nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim. “Të vetmin veprim që bënë zyrtarët e policisë ishte që shoqëruan katër presona, që ishin në pamundësi absolute për t’u larguar, pasi nuk ishin qytetarë të Elbasanin, vinin nga Shkodra, ndaj u detyruan të qëndronin aty”, thotë Prokuroria.

Policia nuk shoqëri Arjan Hoxhën, Mehmet Grecën, nuk ndërhyri për armët, se janë tre pistoleta të përdorura në vendngjarje. Në atë kohë, dy zv.drejtorët thoshin që kanë ndërhyrë, kanë kryer veprime, por në momentin e shkëmbimit të zjarrit, kanë qenë të tmerruar, etj.

Mehmet Greca duhej shoqëruar menjëherë dhe t’i sekuestrohej automjeti, duhej shoqëruar Arjan Hoxha. Në momentin që mbërritën tre makinat e tjera, duheshin thirrur Forcat Speciale. Kishte informacione që demokratët lëviznin me mjete të bardha në qytet, gjë që duhet të ishin kontrolluar, ashtu siç kishte informacione dhe për socialistët. Sepse pak para ngjarjes, në Ditën e Verës, pati një përplasje atje. Përveçse me kontekst politik, ishin të njëjtët personazhe. Kjo është një histori që nuk është vetëm në duart e atyre zyrtarëve të policisë, por duhej hetuar gjithë zinxhiri i drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Mua më rezulton emrin i Gentian Sharrës, për të cilin kam raportuar më 2019, para servisit të tij. Ishte i skeduar, në servisin e tij ishte mbishkruar furgoni që u përdor për të hyrë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Çfarë veprimesh bëri policia, kur emri i tij u përmend nga i penduari Nuredin Dumani?

Janë të paktën 15-20 kamera sigurie në vrasjen e Xhuvanit, të cilat janë këqyrur.

Skandali tjetër në gjithë këtë histori, të vësh duart në kokë, është të shikosh arsyetimin e gjyqtarit, që vijon me shtetasin Albert Nushi, me Nikollaq Pallën, dhe e dini çfarë ndodh nga faqja 17-18 e vendimit? Flet për diçka që nuk ka lidhje fare me ngjarjen. Imagjino sa serioze janë institucionet tona, këtu është të qash e të qeshësh njëkohësisht. Kjo tregon që ne kemi institucione amatore, që manipulojnë ngjarje. E kam lexuar vendimin, kam qeshur rrugës, se nuk e besoja dot që një ngjarje kaq e rëndësishme, të degradonte me njerëz që nuk kanë lidhje fare.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Aktualitet

Gomonet me shqiptarë, ambasadori britanik takon Nanon: Të gjithë do kthehen në vendin e tyre, nuk do lejojmë emigrantë të paligjshëm

12/08/2022, 22:53
Aktualitet

Qeverisemi nga xhambazë turbofolk e anadollakë, rrugët që të lidhin me Korçën dhe Shkodrën për faqe të zezë

12/08/2022, 20:19
Covid-19

Rritet numri i infektimeve me Covid-19, 695 raste të reja dhe një humbje jete

12/08/2022, 17:53
Aktualitet

Sulmi kibernetik, rikthehen 1224 nga 1225 shërbimet që ofrohen në e-Albania

12/08/2022, 15:58
Seminari i Gjuhës Shqipe pa pjesëmarrës nga Rusia
Aktualitet

Seminari i Gjuhës Shqipe pa pjesëmarrës nga Rusia

12/08/2022, 14:47
Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Emergjencat Civile përditësojnë të dhënat: 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit
Aktualitet

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Emergjencat Civile përditësojnë të dhënat: 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit

12/08/2022, 11:01
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Hoteli fluturues që do të mbajë 5000 vetë në ajër

Hoteli fluturues që do të mbajë 5000 vetë në ajër

NATO “provokon” Moskën, sallata ruse meny kryesore e Samitit të Madridit

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviçit dhe malazezëve për tragjedinë në Mal të Zi

12/08/2022, 23:06

Gomonet me shqiptarë, ambasadori britanik takon Nanon: Të gjithë do kthehen në vendin e tyre, nuk do lejojmë emigrantë të paligjshëm

12/08/2022, 22:53

Zbardhet urdhri për kontrollin e shtëpisë së Trump, FBI sekuestroi 20 kuti me të dhëna sekrete; detajet si u bastis banesa

12/08/2022, 22:49
Vila e ndërtuar në Biarritz, Francë, me vlerë 5.3 milion € dhe është e regjistruar në emër të Artur Ocheretny

Ish-bashkëshortja e Putinit vila miliona euro, udhëtime dhe jetë mes luksit, si po ju shpëton sanksioneve Lyudmila (Foto)

12/08/2022, 22:29

Detajet tronditëse nga ngjarja në Malin e Zi/ 34-vjeçari vrau fillimisht fqinjën me fëmijët e saj, u ekzekutua nga një banor i lagjes

12/08/2022, 21:53

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata konfiskon pasaportën e Zhan Mitrevit

12/08/2022, 21:53
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In