
Ditën e sotme, mbahet seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Ngjarja ndodhi më 21 prill, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të 2021-ës. Kujtojmë se seancat gjyqësore janë shtyrë 5 herë deri më tani për këtë dosje.
Seanca e kaluar u shty pasi policia nuk mundi të ofronte transportin e të pandehurit me forca sigurie. Kjo gjë u bë e ditur nga avokati i Paplekajt, i cili tha se kishte marrë një e-mail nga burgu, përmes të cili ishte informuar se nuk ka kapacitet për transportin e tij.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka vendosur masën e pezullimit për gjashtë efektivët e “Shqiponjave”, të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të cilët akuzohen për mosveprim.