Kronike30 Qershor 2022, 14:04

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Gjykata jep vendimin për dy ish-zv. drejtorët e policisë, Nushi “i nxjerr inatin” gazetarëve: Ikni, më lini rehat

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Gjykata jep vendimin për dy

Gjykata e Elbasanit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” të kërkuar nga Prokuroria për ish zëvendësdrejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.

Vendimi u mor sot nga gjykatësi Taulant Tafa në seancën për verifikimin e masës së sigurisë për 8 policët, të akuzat për shpërdorim detyre dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës në vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Pas daljen nga salla e gjyqit, Ish zv.drejtori Albert Nushi i pyetur nga mediat për vendimin, nuk ka dashur të prononcohet duke thënë: Ikni tani më lini rehat.

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla kuzohen për shpërdorim detyre pasi kanë bërë dëshmi të rreme në rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvalit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 24 prillit. Për shkak të bojkotimit të sencave nga Dhoma e Avokatisë, asnjë nga avokatët e të akuzuarve nuk është paraqitur në seancë.

Kronike #Albert Nushi Nikollaq Palla Xhuvani