Kronike20 Janar 2023, 11:00

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Nis seanca për Arbër Paplekajn, Gjykata e Elbasanit dëgjon sot 12 dëshmitarët

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Nis seanca për Arbër Paplekajn, Gjykata e

Në Gjykatën e Elbasanit ka nisur seanca për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen politike të Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Sot pritet të dëshmojnë disa nga dëshmitaret e pranishëm të ngjarjes. Të parët kanë hyrë efektivët e policisë që kanë qenë aty. I pranishëm në seancë është edhe vetë Paplekaj.

12 dëshmitarë pritet të dëshmojnë sot në procesin maratonë në gjykatën e Elbasanit, lidhur me atë se çfarë ndodhi më 21 prill 2021.

Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e oficeres së policisë, Xhensila Sota.

Si ndodhi ngjarja e 21 prill të 2021

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

Kronike Nis seanca për Arbër Paplekajn Vrasja e Pjerin Xhuvanit