Operacioni i SPAK “Golden Bullet” ka hedhur dritë mbi shumë ngjarje të rënda kriminale, mes tyre edhe ajo e vrasjes së vëllait të të shumë kërkuarit Talo Çela, Bujar Çela.
Nga dëshmia e Nuredin Dumanit dhënë para prokurorëve të SPAK, mësohet se vëllai i të shumë kërkuarit Talo Çela është ekzekutuar nga shtetasi Besjan Xhixha dhe një tjetër persona i shpallur në kërkim.
Por si ka ndodhur atentati në 17 shtator 2020? Vëllai i Talos Çelës, të shumëkërkuarit nga policia, ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri mëngjesin e 17 shtatorit 2020. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45 në fshatin Bradashesh të Elbasanit përpara një lokali.
Bujar Çela 62 vjeç punonte si taksist pa licencë. Çela u qëllua me armë sapo zbriti nga makina për t’u ulur në një lokal. Ai u ndoq nga atentatorët, për të cilët asokohe u tha se ishin të paktën 2 persona të maskuar.