Kronike23 Maj 2022, 10:18

Vrasja e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Na ofruan 70 mijë euro, Dumanit iu bllokua automatiku

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, rrëfehet Henrik

Vrasja e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Na ofruan 70 mijë euro, Dumanit iu bllokua automatiku

Është zbardhur dëshmia e killërit Henrik Hoxhaj, lidhur me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj, pasditen e 27 prillit 2020.

Hoxhaj tregon se bashkë me të në ekzekutimin e vëllezërve Haxhia ka marr pjesë edhe Nuredin Dumani, tashmë i penduar i drejtësisë.

Ai shprehet se për këtë “punë” gjatë kohës së pandemisë është kontaktuar nga Nuredin Dumani për eliminimin e Besmir Haxhiajt, për një shumë prej 70 mijë eurove. Pasi janë siguruar mjetet me të cilën do kryhej krimin, një makinë tip “Toyota” ngjyrë e errët si dhe tre kallashnikovë.

Më tej Henrik Hoxhaj shprehet se në pritë Besmir Haxhiajn e ka nxjerrë Klevis Alla i cili ishte edhe shofer i makinës tip “Toyota”. Ata kanë lënë takim për tek pazari i makinave, në Shenavlash, te zona e Nishtullës. Besmir Haxhiaj kishte qenë bashkë me vëllain e tij. Në këtë moment makina e autorëve ka dal paralel me të dy vëllezërve Haxhia dhe në këtë moment është hapur zjarr ndaj tyre.

“Nuredini zbriti nga makina dhe gjuajti përsëri, por në këtë moment atij i ngec automatiku dhe unë duke parë këtë gjë hapa derën dhe mora automatikun tjetër dhe gjuajta dhe disa fishekë drejt Golfit, dhe më pas ika. Nuk e mbaj mend se nga cila rrugë ikëm. Unë dhe Dumani kemi hipur në makinë, në një mjet tip Benz dhe jemi larguar drejt Tiranës. E pyeta Dumanin nëse shoferi e kishte djegur mjetin apo jo. Dumani më tha që e kishte djegur. Më pas mora vesh në media që ishte kapur shoferi ynë Klevis Alla bashkë me makinën. Kur kam parë fytyrën e tij në TV e  pashë se ishte i njëjti person që ishte në makinë me mua dhe Nuredinin,” mësohet të jetë shprehur Henrik Haxhiaj, në dëshminë e zbardhur nga ABC.

18 të arrestuar dhe 14 në kërkim, janë të akuzuar për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK, ndërkohë 18 të prangosurit u lanë me masën ‘arrest me burg’ nga GJKKO. Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.

Kronike Henrik Hoxhaj Nuredin Dumani