Aktualitet15 Nëntor 2018, 09:25

Vrasja mafioze, zbarkojnë në Shkodër drejtuesit më të lartë të policisë, ja porositë që japin

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja mafioze, zbarkojnë në Shkodër drejtuesit më të

Vrasja mafioze, zbarkojnë në Shkodër drejtuesit më të lartë të policisë, ja porositë që japin

Një ditë pas vrasjes që tronditi Shkodrën, ku u ekzekutua në një atentat mafioz kushëriri i biznesmenin të vrarë Arjan Ferracaku, Fatos Ferracaku, dhe i plagosur Fatmir Metaj, kanë mbërritur në komisariatin e policisë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Drejtori për Krimet e Rënda në policinë e shtetit, Niko Brahimi, dhe këshilltari i Ministrit, së bashku me pjestarë të Task Forcës në Policinë e Shtetit që prej mesditës së djeshme kanë qenë në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje.

Burime pranë policisë së Shkodrës bëjne me dije se ato kanë qendruar deri në orët e vona të së mërkurës, duke lënë porosi të qarta për zbardhjen e kesaj ngjarje ndërkohë që po administrohen edhe dëshmitë, por edhe provat që janë mbledhur në vendin e ngjarjes.

Aktualitet drejtuesit e policise vrasja ne shkoder