Kronike19 Shkurt 2019, 11:57

Vrasja për një lodër seksi, arrestohet italiani që vrau dy shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja për një lodër seksi, arrestohet italiani që vrau dy

Vrasja për një lodër seksi, arrestohet italiani që vrau dy shqiptarët

Një vrasës i arratisur italian, i cili vrau dy shqiptarë për hakmarrje në 2012 është arrestuar në Barcelonë.

Italiani ishte liruar me kusht deri në përfundim të hetimeve, por theu vendimin e gjykatës duke u arratisur drejt Spanjës.

Maurizio Archinito, 26 vjeç, goditi dhe vrau shtetasit Alban Medha, 51 vjeç dhe Ndue Bruka, 28 vjeç, në Abbiategrasso pranë Milanos në vitin 2012, pasi ata i hynë në banesë dhe lanë një vibrator në shtratin e prindërve të tij.

Archinito u dënua për vrasjet e shqiptarëve së bashku me vëllain Mattia, në korrik të vitit të kaluar, por u arratis në Spanjë, ndërsa kishte marrë lirinë me kusht. Archinito u lirua fillimisht dhe nëna e tij gënjeu autoritetet duke thënë se ata kishin qenë në banesë duke parë filmin “L’onore e il rispetto”.

Megjithatë, aktgjykimi i pafajshëm u hodh poshtë pas një ankese në korrik të 2018, dhe Maurizio iku në Spanjë. Një zëdhënës i Policisë Kombëtare Spanjolle tha sot: ‘Policia e Shtetit e ka arrestuar në Sabadell, në provincën e Barcelonës, pas informacionit se ai ishte në arrati nga autoritetet italiane”.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy shqiptarëve së bashku me të vëllain për motive hakmarrjeje. “Viktimat kishin kryer një grabitje në shtëpinë e familjes së të arratisurit, ku ata kryen një gjest ofendues ndaj nderit të vëllezërve që çuan në aktin hakmarrës”.

Vrasjet ndodhën më 16 nëntor 2012 në Abbiategrasso pranë Milanos. “I burgosuri dhe vëllai i tij qëlluan për vdekje dy shqiptarët me një pushkë dhe një pistoletë, duke i vrarë nga distanca të afërta për shkak të hakmarrjes. “Motivi ishte gjesti ofendues i viktimave me sa duket të kryer gjatë vjedhjes, të cila kishin lënë një vibrator në shtratin e prindërve të vëllezërve italianë”.

Kronike arrestohet Itali loder seksi