Bota21 Janar 2023, 11:07

Vrasja shokuese në SHBA/ Policia nuk kishte asnjë provë, “Google Search” i vjen në ndihmë

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja shokuese në SHBA/ Policia nuk kishte asnjë provë,

Vrasja shokuese në SHBA/ Policia nuk kishte asnjë provë, “Google Search” i vjen në ndihmë

Prokurorët në Massachusetts nuk kishin asnjë provë për vdekjen e Ana Walshe, por të dhënat nga Google Search siguruan prova të konsiderueshme që duket se bëjnë fajtor një person: bashkëshortin.

Brian Walshe është arrestuar dhe akuzohet se ka vrarë bashkëshorten, nënën e tre fëmijëve të tij, ka copëtuar trupin e saj dhe e ka hedhur në kazanët e plehrave në periferi të Bostonit. Aktualisht ai po mbahet në burg dhe një tjetër seancë është parashikuar në datën 9 shkurt. Po si mbërritën prokurorët deri këtu?

Avokatja Misty Marris tha për CNN se kërkimet në Google “u dhanë vërtet hetuesve një plan se çfarë të kërkonin dhe ku të kërkonin”. Në veçanti, kërkimet në Google dëshmuan interesin e Brian Walshe në copëtimin dhe asgjësimin e një trupi si edhe marrjen e pasurisë.

27 dhjetor:

04:55 – Pas sa kohësh fillon të mbajë erë një trup?

04:58 – Si ta bësh një trup që të mos dekompozohet.

05:47 e mëngjesit – 10 mënyra për të asgjësuar një trup të vdekur nëse keni vërtet nevojë.

06:25 – Sa kohë duhet që dikush të jetë i humbur për t’i marrë pasurinë?

06:34 – A mund të flakësh pjesë të trupit.

09:29 paradite – Çfarë bën formaldehidi? (substancë kimike)

09:34 – Sa gjatë qëndron ADN-ja.

09:59 – A mund të bëhet identifikimi i mbetjeve të pjesshme.

11:34 – Shpërbërja dhe mënyrat më të mira për të asgjësuar një trup.

11:44 – Si të pastroni gjakun nga dyshemeja prej druri.

11:56 – Luminol (substancë kimike) për të zbuluar gjakun.

13:08 – Çfarë ndodh kur vendosni pjesë të trupit në amoniak.

13:21 – A është më mirë të hiqni rrobat e vendit të krimit apo t’i lani ato.

2 janar:

Brian Walshe shkoi në një depo dhe pagoi 450 dollarë për furnizime, duke përfshirë leckë, një kovë, syze, një kapelë dhe sodë buke, sipas prokurorëve.

12:45 – Sharrë hekuri mjeti më i mirë për të copëtuar.

13:10 – A mund të akuzohesh për vrasje nëse nuk gjendet trupi.

13:14 – A mund të identifikoni një trup me dhëmbë të thyer.

3 janar:

13:02 – Çfarë ndodh me flokët në një trup të vdekur.

13:13 – Sa është shkalla e dekompozimit të një trupi të gjetur në një qese plastike në krahasim me atë në një sipërfaqe në pyll.

13:20 – A fsheh soda e bukës një trup ose e bën që të mbajë erë të mirë?

Bota