
Menjëherë pas ngjarjes tronditëse që ndodhi në Mal të Zi, ku një person ka vrarë rreth 11 persona dhe ka plagosur disa të tjerë, ka reaguar kryeministri i vendit, Dritan Abazoviçi cili e ka quajtur ngjarjen, tragjedi që Mali i Zi nuk do ta harrojë kurrë.
Me anë të një postimi në Telegram Abazoviçi, shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe shtoi se kjo tragjedi do të mbete gjatë në mendjet e malazezëve.
“Ngjarja e sotme është një tragjedi që Mali i Zi nuk do ta harrojë kurrë. Ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të solidarizohen me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre dhe me të gjithë qytetarët e qytetit të Cetinjës”, ka thënë Abazoviçi në Telegram.
Kujtojmë se pak orë më parë një 34-vjeçar nga Mali i Zi, ka hapur zjarr ndaj qytetarëve në Cetinje duke lënë 11 viktima dhe 6 të plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie.