Aktualitet 1 Prill 2019, 22:15

Vrasjet në Shqipëri, Fatos Klosi: Qeveria përgjegjëse për situatën

Shkruar nga Pamfleti
Vrasjet në Shqipëri, Fatos Klosi: Qeveria përgjegjëse

Vrasjet në Shqipëri, Fatos Klosi: Qeveria përgjegjëse për situatën

Ish-ministri Fatos Klosi i ftuar në emsionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se qeveria është përgjegjëse për situatën kriminale në Shqipëri, por nuk mund të thuhet se krimi është fuqizuar vetëm këto 4 vite me Ramën kryeministër.

Klosi: U tha para një viti që krimi do të ketë probleme. Me gjithë atë luftë që u bë nuk është mbjellë më, por po çohen në Evropë çfarë kanë mbetur nëpër magazina. Shumë kanë mbetur të dështuar edhe nga kriminelët do fillojë kërkesa e llogarisë dhe nuk jam i sigurtë, dhe e marr me mend që larje hesapesh janë. Por puna është çfarë hesapesh? Ai hesap që u prish vitin e kaluar, që nuk mbillet më. Ka marrë krimi kredi.

Dervishi: Nuk ka lidhje me mbjelljen, ka lidhje me kapjen.

Klosi: Unë nuk di detje, nuk jam specialist as për mbjelljen as për kapjen.

Dervishi: Të gjitha sasitë e drogës që janë kapur jashtë thonë ata vjen nga ne, janë sasi të reja.

Klosi: Difekte ka gjithandej dhe të gjitha janë argumenta për të gjitha këto pasoja. Po të thuash që krimi është i vetmi biznes në Shqipëri po e lë. Unë si di fare këto gjëra. Krimi kaq i fuqishëm nuk bëhet se e mbështeti Rama këto 4 vjet. Të thuash qeveria mbron krimin, nuk mund të thuhet nuk i ka hesap qeverisë. Mund të thuash që qeveria është përgjegjëse për situatën po.

Aktualitet