Aktualitet 2 Prill 2019, 11:03

Vrasjet “seriale” në vend, Pjerin Ndreu shpërthen ndaj Ramës e Bashës: Destabiliteti politik po i hap rrugën kr

Shkruar nga Pamfleti
Vrasjet “seriale” në vend, Pjerin Ndreu shpërthen ndaj

Vrasjet "seriale" në vend, Pjerin Ndreu shpërthen ndaj Ramës e Bashës: Destabiliteti politik po i hap rrugën krimit!

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ka reaguar lidhur me vrasjet e fundit, ku është vënë në pikëpyetje roli i policisë.

Përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, Ndreu shkruan se faji nuk është vetëm te policia, por përgjegjës janë të gjithë. Ndreu thekson se krimi gjen terren pikë së pari për shkak të destabiliteti politik.

“Për krimin kanë faj të gjithë, individi, shoqëria, politika, institucionet që bëjnë sehir, media, pushteti lokal, OJQ, opozita destabilizuese, qeveria, dhe pas këtyre shumë më pak policia!”, shprehet mes të tjerash deputeti.

Komenti i plotë:

Nevoja, bullizmi dhe agresionet politike ndaj policise! Policia e shtetit eshte nen bresherine e akuzave te nje segmenti politik qe ndersa kerkon policine ne krye te detyres, vete gjendet ne llogoren e destabilizimit te shoqerise dhe sulmin fizik ndaj policise.

Keta qe e sulmojne keta paskan nevoje per policin ! Keta qe braktisen detyren kerkojen policin te kape kriminelet, keta qe fyejne e godasin policin, duan policin ti mbroje !

Policia nuk vepron me kozmos, por eshte pjese e integrale e shoqerise tone. Ajo natyrshem mbart problemet qe has gjithe shoqeria. Ajo smund te jete shenjt ne nje vend ku vete politika e turbullon klimen e kriminalitetit. Destabiliteti politik eshte arsye qe krimi te gjeje terren. Kjo eshte elementare per tu kuptu. Keshtu qe para se te kerkojne nevojen e policse, duhet ti krijojne kushte optimale qe te kryeje detyren.

Kush kriminel nuk u kap njehere e shume here nga policia ?! Asnje ! Kush institucion e pagoi me gjak pervec policise rrugen e stermundimshme te demokracise se brishte shqiptare ? Asnje !

Kush ka paguar per kapricot, implikimet apo lehtesimet e politikes si policia ? Askush ! Kush e shan ( bullon) dhe e kerkon policine kur i hyn lepuri ne bark ? Te gjithe !

Kush institucion eshte keqpaguar, trajtuar si mos me keq, veshur per faqe te zeze nga keta gojeshqyerit kunder policise ?! Asnje !

Ne cilen literature ne bote, apo cilen teori thuhet se krimi luftohet vetem me police ?! Askund ! Cila polici ne bote nuk ka probleme te brendeshme me korrupsionin, profesionalizmin, dhunen etj ? Asnje !

Ne cilin vend te botes kur duan te fyejne te thone je polic, por kur vjen pina per te bere policin s’te lene radhe ? Askund !

Ne cilin vend te botes nuk ka nje elite policore te konsoliduar dhe ku eshte pare e degjuar qe ministri eshte polici me i mire ne vend ? Askund !

Ku eshte pare se te vrasesh nje, dy, tre e sa te duash, te transportosh droge e cfaredo lloj trafiku tjeter, te arrestohesh e te dalesh akoma pa ju tha boja urdherit te arrestit ?! Vetem ne drejtesine e shemtuar tonen qe keta llape-medhenjt antikrim po ja zgjasin jeten !

Ku eshte pare qe per cdo krim 5 studio tv njeheresh bejne emisione si e tek, duke cenuar dhe sekretin e hetimeve ? Askund !

Nevoja per policine qe duam eshte e madhe, por perpjekjet per stabilitet politik, ekonomik e social jane anemike. Policia nuk eshte magjistare e nuk mund te shpike formula stabiliteti krimi njehere e pergjithmone !

Per krimin kane faj te gjithe, individi, shoqeria, politika, institucionet qe bejne sehir, media, pushteti lokal, OJQ, opozita destabilizuese, qeveria, dhe pas ketyre shume me pak policia !

Aktualitet Pjerin Ndreu vrasja ne shkoder