Vileta Donaj, 38-vjeçarja që vrau bashkëshortin e saj në tregun e Milotit në vitin 2018, është dënuar me 9 vite burg nga gjykata e Apelit të Tiranës.
Mbi 38-vjeçaren rëndon akuza e “Armë mbajtjes pa leje” dhe “Vrasje e kryer në kushte të rënduara psikologjike”.
Kujtojmë se më 17 qershor 2018, Violeta vrau me armë zjarri, pistoletë, shtetasin Kujtim Donaj, 42 vjeç, bashkëshorti i saj. Menjëherë pas vrasjes 35- vjeçarja e tronditur tentoi te largohet, por u arrestua nga policia, teksa kishte dalë në autostradë dhe mbante duart lart.
Violeta ishte viktimë e dhunës së ushtruar nga i shoqi, i cili konsumonte alkool dhe luante lojra fati. Këto ishin arsye pse çifti debatonte shpesh, deri në ditën fatale ku 38-vjeçarja e vrau.