Kronike 9 Dhjetor 2022, 16:57

Vrau dy kushërinjtë pas sherrit për parcelat me kanabis, arrestohet pas dy vitesh Daniel Pepaj

Shkruar nga Pamfleti
Vrau dy kushërinjtë pas sherrit për parcelat me kanabis,

Daniel Pepaj i dyshuari për vrasjen e dy kushërinjve të tij në Malësi të Madhe, ka përfunduar në pranga pas dy vitesh në arrati.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 3 tetor të vitit 2020 kur Daniel Pepaj qëlloi me armë zjarri dy vëllezërit Vilson Çetajn dhe Klement Pepajn pas një mosmarrëveshje për parcelat me kanabis.  Ai u shpall në kërkim, por mësohet se pas dy vitesh ai ka përfunduar në pranga.

Por si ndodhi ngjarja?

Në tetor të vitit 2020, u gjetën trupat e pa jetë të dy të rinjve, Klement Pepajt dhe Vilson Çutajt, ngjarje tronditëse e cila dyshohet të ketë nisur pas një konflikti të ashpër për çështje që lidhen me kultivimin e kanabisit në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe. I dyshuari kryesor për vrasjen e të rinjve ishte Danjel Pepaj, i cili nga të dhënat mësohet të ketë qëlluar gjakftohtësish drejt kushëririt të tij Klement Pepaj dhe shokut të tij Vilson Cutaj, pas një sherri për parcelat e kanabisit.

Ndërkohë, zbulohet se tek parcela me kanabis e Danjel Pepajt në zonën malore të Vrithit i ka çuar pikërisht vetë babai i tij, Rrok Pepaj, i cili ishte ngujuar pak më parë prej të birit dhe ultimatumit nga familjet e viktimave. Ndërsa, referuar dinamikës së ngjarjes nga të dhënat e banorëve dhe grupeve hetimore, mësohet se filli i kësaj historie nis teksa Danjel Pepaj, 1 ditë para raportimit të zhdukjes së tyre, pas një sherri, është rrahur shumë keq nga Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Bajzë, teksa këta të fundit e akuzonin se kishte vjedhur një sasi kanabisi e cila u përkiste atyre. Në kushtet e torturave fillimisht Danjel Pepaj mendohet të ketë mohuar se është ai autori i vjedhjes së parcelave me kanabis, por më pas është detyruar që të thotë “po”. Pas sherrit, nga Bajza janë nisur drejt Vrithit duke iu ngjitur malit ndërsa atje Danjel Pepaj dyshohet se ka marrë një armë të fshehur dhe i ka qëlluar të dy personat që e kanë rrahur më përpara. Ndërsa referuar burimeve nga fshati Vrith tregojnë se nuk është vjedhur vetëm parcela e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, por edhe dy parcela të tjera që kanë qenë aty afër. Mësohet se Danjel Pepaj ka patur parcelën e tij me kanabis ndërsa Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet se kanë patur një tjetër veçmas.

Ndërkohë, pas dyshimeve se mund t’i ketë qëlluar Danjel Pepaj dyshohet se ka telefonuar vëllanë e tij që ndodhet në Itali duke i treguar se çfarë ka ndodhur dhe duke i thënë se “njërin e kam qëlluar në ballë direkt ndërsa për tjetrin nuk e di nëse ka vdekur apo jo”. Vëllai i tij dyshohet se i është përgjigjur duke i thënë “spostohu 30 metër dhe qëllo edhe veten se nuk ke çfarë bën më”. Më pas Danjel Pepaj ka zbritur nga mali dhe dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka ndërruar rrobat. Më pas një person ka dyshime se e ka shoqëruar nga banesa deri në Zagorë. Aty Danjel Pepaj i ka kërkuar një tjetër personi që ta çojë me makinë drejt Kastratit në Malësinë e Madhe duke paguar një shumë më të madhe parash për këtë rrugëtim që nuk është e zakonshme.

Kronike mallezi e madhe Masakra pepaj