Kronike 2 Qershor 2022, 15:32

Vrau dy persona në vitin 1997 për motive të dobëta, ekstradohet nga SHBA ish-polici

Shkruar nga Pamfleti
Vrau dy persona në vitin 1997 për motive të dobëta,

Një ish efektiv policie i akuzuar për dy vrasje në vitin 1997 është ekstraduar nga SHBA. Sot ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, Tomor Çela, i cili është dënuar me 23 vite burg nga Gjykata e Tiranës.

Ai akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

“Si rezultat i një operacioni 1-vjeçar, të kryer në bashkëpunim nga Interpol Tirana me Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), u bë i mundur deportimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë, për t’u përballur me organet shqiptare të drejtësisë, i shtetasit shqiptar: Tomor Çela, 56 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 24.02.2014, e ka dënuar me 23 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, njoftoi policia.

Sipas dosjes, në datën 27.11.1997, në rrugën “Bajram Curri”, Tiranë,  Tomor Çela, në bashkëpunim me vëllanë e tij, ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit L. H. dhe E. D.

Kronike ekstradim SHBA Tomor Çela