Kronike 3 Gusht 2022, 13:20

Vrau fqinjin për një ‘fjalë goje’ në Tiranë, Gjykata lë në burg teknikun e RTSH, zbardhet dëshmia e tij: Isha i dehur

Shkruar nga Pamfleti
Vrau fqinjin për një ‘fjalë goje’ në

Vrau fqinjin për një ‘fjalë goje’ në Tiranë, Gjykata lë në burg teknikun e RTSH, zbardhet dëshmia e tij: Isha i dehur

 Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Alban Menerin, i cili i mori jetën fqinjit të tij Nikolin Stakës, pasi e goditi me grushte. Përpara togave të zeza 51-vjeçari nuk e ka mohuar konfliktin, por është shprehur se ai ka qenë në gjendje të dehur.

Sherri mes autorit dhe viktimës nisi për shkak të debatit që autori po kryente me një grua poshtë pallatit për shkak të parkimit.

Një prej zonjave që jetonte në të njëjtin pallat qoftë me viktimën por edhe me autorin, ka treguar se Meneri ka pasur konflikte të vazhdueshme me banorët e lagjes. Ai pretendonte pronësinë e një hapësire që përdorej për parkim nga ana e banorëve.

Zonja tregoi se familja e Stakës jetonte jashtë vendit, dhe ai është gjetur i pajetë nga kujdestarja, e cila kishte mbërritur në banesë mëngjesin e të nesërmes.

Kronike Alban Meneri RTSH