Bota 9 Shkurt 2022, 10:28

Vrau gazetarin grek në Egjipt, zbardhet dëshmia e autorit: Kryem marrëdhënie seksuale, më premtoi para por nuk m’i dh

Shkruar nga Pamfleti
Vrau gazetarin grek në Egjipt, zbardhet dëshmia e autorit: Kryem

Vrau gazetarin grek në Egjipt, zbardhet dëshmia e autorit: Kryem marrëdhënie seksuale, më premtoi para por nuk m'i dha

“Më kërkoi të kryenim marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, por më pas refuzoi të mi jepte lekët”, këto ishin fjalët e postierit që qëlloi për vdekje me thikë gazetarin grek në Egjipt, pas një debat të ashpër mes tyre që përfundoi në tragjedi.

Autori i krimit makabër u dorëzua në polici vetëm disa orë pasi trupi i pajetë i gazetarit u zbulua nga autoritetet, pasi fqinjët ankoheshin për erën e keqe që vinte nga apartamenti.

Cfarë tha ai për marrëdhënien e tij me gazetarin?

Postieri tregoi se ishin njohur në restorantin e preferuar të gazetarit grek Nikos Katsikas, ku edhe punonte ai. Ata shumë shpejt pas bisedave të shkurtra në ambientet e lokalit dhe shkëmbimit të numrave të telefonit, vendosën të takoheshin në shtëpinë e Nikos.

Autori i krimit tha se teksa ata po flisnin, i tregoi se ishte në gjendje të rëndë ekonomike dhe pikërisht atë moment sipas tij “shfrytëzoi” gazetari duke thënë se do t’i ofronte para nëse do të kryenin marrëdhënie seksuale. Ai pranoi, vetëm se ngjarjet nuk u zhvilluan siç e priste ai. Pas përfundimit të marrëdhënies seksuale, gazetari refuzoi ta paguante dhe ishte pikërisht ky moment, ai që bëri postieri t’i sulej me një thikë në dorë dhe t’i merrte jetën, duke e lënë në pellgun e gjakut të tij dhe duke u larguar.

Ai pranoi gjithashtu se pasi kreu krimin, mori me vete 260 euro dhe tre aparate celularë.

Bota Egjipt Nikos Katsikas