Bota23 Korrik 2022, 08:17

Vrau gruan dhe fajin ua hodhi shqiptarëve, piloti grek i kalon të gjithë pasurinë vajzës

Shkruar nga Pamfleti
Vrau gruan dhe fajin ua hodhi shqiptarëve, piloti grek i kalon të

Vrau gruan dhe fajin ua hodhi shqiptarëve, piloti grek i kalon të gjithë pasurinë vajzës

Piloti grek Babis Anagnostopoulos ka vendosur t’ia kalojë të gjithë pasurinë e tij vajzës së vogël, Lidia. Babis u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij Caroline.

Sipas një raportimit të Star, vendimi është marrë pak ditë më parë dhe tashmë po zhvillohen procedurat për t’i kaluar gjithçka fëmijës.

Vendimi i Babis Anagnostopoulos vjen në një kohë kur prindërit e vajzës së ndjerë po mendojnë seriozisht ndryshimin e mbiemrit të vogëlushes Lidia. Babai i Caroline ka deklaruar në një intervistë se do të bëjë gjithçka që mundet që Babis Anagnostopoulos të mos e shohë sërish Lidian e vogël.

Babis Anagnostopoulos mbyti bashkëshorten e tij në një shtëpi në periferi të Athinës një vit më parë. Ai krijoi një skenar të “çmendur” për të kamufluar vrasjen më makabër të viteve të fundit në Greqi, duke bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Por, në fund rezultoi se Babis e mbyti 20-vjeçarjen britanike për vdekje me një jastëk para vajzës së saj 11-muajshe në orët e para të 11 majit të kaluar.

Rajoni Babis Anagnostopoulos