Aktualitet 8 Prill 2019, 15:08

Vrau gruan dhe kunatën, gjykata vendos për kujdestarinë e dy fëmijëve jetim të çiftit

Shkruar nga Pamfleti
Vrau gruan dhe kunatën, gjykata vendos për kujdestarinë e dy

Vrau gruan dhe kunatën, gjykata vendos për kujdestarinë e dy fëmijëve jetim të çiftit

Gjykata ka dhënë vendimin e kujdestarisë për dy fëmijët e çiftit Caushaj. Dy fëmijët e Gentjana Caushajt, e cila u vra bashkë me të motrën nga bashkëshorti i saj, Gazmend Musta, do të jenë nën kujdestarinë e dajës së tyre. Gjykata e Fierit ka vendosur që vajza 10-vjeçare dhe djali 4-vjeçar të jenë nën kujdestarinë ligjore Gjyshmir Caushaj.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në Ballsh, teksa ditën e 2 janarit Gazmend Musta vrau gruan e tij, Gentjana Musta, dhe kunatën e tij Merisë.

I gjithë konflikti nisi pasi Gentjana kishte kërkuar të shkonte tek prindërit e saj për vizitë pas Vitit të Ri. Për këtë arsye kishte ardhur edhe Merisa në shtëpinë e tyre, në mënyrë që tek prindërit të kthehej me Gentjanën.

Aktualitet gjykata kujdestari Vrasje