Aktualitet29 Prill 2018, 08:00

Vrau gruan me çekiç, autori i krimit makabër del sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Vrau gruan me çekiç, autori i krimit makabër del sot para

Vrau gruan me çekiç, autori i krimit makabër del sot para Gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë

69-vjeçari, Bashkim Teli, i cili një ditë më parë i mori jetën Suzana Shemunit do të dalë sot para Gjykatës së Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë. Çështja do të gjykohet nga gjyqtarja Izabela Radovani,  dhe prokurori Vat Staka.

Ky i fundit ka kërkuar për Telin masën e sigurisë ”Arrest me burg”.  I akuzuari është braktisur edhe nga vajzat e tij. Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Shkak i vrasjes ka qënë një shumë parash që gruaja ia kishte kërkuar 69-vjeçarit. Ky i fundit nuk ka pranuar t’ia jepet dhe në debat e siper, i moshuar e ka goditur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 

Aktualitet Bashkim Teli gjykata e Shkodrës