Kronike31 Dhjetor 2018, 11:16

Vrau me thikë, shqiptari ekstradohet pas 29 vitesh nga SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Vrau me thikë, shqiptari ekstradohet pas 29 vitesh nga SHBA

Vrau me thikë, shqiptari ekstradohet pas 29 vitesh nga SHBA

Kërkohej nga drejtësia shqiptare që prej vitit 1989, i dënuar për vrasje. Interpoli njofton se ka ekstraduar nga SHBA shtetasin shqiptaro-amerikan Selim Struga, 54 vjeç, lindur në Tiranë. Pas një pune të gjatë investiguese të Policisë Shtetit Shqiptar, dhe në veçanti të ZQK Interpol Tirana, në datë 30.12.2018, ështe realizuar ekstradimi nga Detroit/SHBA drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptaro-amerikan Selim Struga, 54 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi Selim Struga, me vendim nr. 1010A dt. 26.07.2012 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.975 datë 11.10.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë është dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Vrasje me dashje” , parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 21.06.1989, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Varri i Bamit”, pranë lokal “10 Korriku”, Tiranë, ky shtetas ka vrarë me një armë të ftohtë (thikë) shtetasin G. C.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit me Ish Jugosllavinë.

Pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet e Shteteve të Bashkuara, në vitin 2007 subjekti është arritur që të lokalizohet në SHBA dhe pas kërkesës së autoriteteve shqiptare, ai është arrestuar në këtë vend me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë në vitin 2011.

ZQK Interpol Tirana në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Sigurisë Diplomatike (DSS) të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ka finalizuar me sukses ekstradimin drejt Shqipërisë në datë 30.12.2018, duke e vënë këtë subjekt në dispozicion të organeve të drejtësisë shqiptare.

Kronike ekstradim