Aktualitet 1 Prill 2019, 10:33

Vrau me thikë shtetasin grek, arrestohet 40 vjeçari shqiptar (emri)

Shkruar nga Pamfleti
Vrau me thikë shtetasin grek, arrestohet 40 vjeçari shqiptar (emri)

Vrau me thikë shtetasin grek, arrestohet 40 vjeçari shqiptar (emri)

Arrestohet 40 vjeçari shqiptar përgjegjës për vrasjen m e thik të shtetasit grek.

Sipas policisë në pranga ka rënë Ilir Bajrami banues në Shkodër, për të cilin gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor “Gjurmimi”

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e D. V. P Shkodër dhe  Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit në rrugë operative , u zhvillua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, ku u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Ilir Bajrami 40 vjeç, banues në Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi,.

Shtetasi Ilir Bajrami  ka vrarë me mjet prerës (thikë) një shtetas Grek.

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale  “Vrasja me paramendim”,  parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Aktualitet arrestohet 40 vjeçari shqiptar (emri) Vrau me thikë shtetasin grek