Kronike27 Janar 2023, 18:40

Vrau mizorisht dy familjarët në Gramsh, publikohet momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit

Shkruar nga Pamfleti
Vrau mizorisht dy familjarët në Gramsh, publikohet momenti i

Policia ka publikuar momentin e arrestimit nga policia të 80-vjeçarit Xhevit Sinani, i cili vrau me sëpatë gruan e tij dhe të vëllanë. Në njoftimin e bluve thuhet ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori dyshohet që ka kryer krimin e dyfishtë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi Xh. S., 80 vjeç, ka vrarë, me send të mprehtë (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen Z. S., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhej në banesë, dhe më pas ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin Sh. S., 73 vjeç, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.

Krimi i dyfishtë u regjistrua mesditën e kësaj të premte në Gramsh, ky 80-vjeçari ka vrarë gruan dhe vëllanë e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Tërvol të Njësisë Administrative Pishaj. Autori, Xhevit Sinani ekzekutoi me sëpatë bashkëshorten e tij, Zegjine Sinani 74 vjeç dhe të vëllanë, Shaqir Sinani 73 vjeç për motive që ende nuk dihen. Fillimisht mësohet se ka vrarë bashkëshorten në banesën e tij dhe më pas ka shkuar tek i vëllai i cili ndodhej rreth 1 km larg shtëpisë së autorit.

Kronike vrasja ne Gramsh