
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim janë ekstraduar sot nga Greqia dhe Belgjika. Bëhet fjalë për Mariglen Përgjinin dhe Eraldo Memaj, të shpallur në kërkim për vrasje.
“Specialistët e Interpol Tiranës ekstraduan nga Brukseli, drejt Shqipërisë, shtetasin Mariglen Përgjini. Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 18 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”, kryer më shumë se një herë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat e ka dënuar shtetasin Mariglen Përgjini me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dënim i cili është konvertuar më pas në shërbim prove. -Gjithashtu po si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u bë kapja dhe ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit të kërkuar Eraldo Memaj, banues në Pukë. Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”. Ky shtetas në vitin 2013, në Pukë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. V”, njoftoi policia.
Mariglen Përgjini, u shpall fajtor për vrasjen e ndodhur në janar të 2016 në një lokal tallavaje në Lezhë. Mbrëmjen e janarit, rreth orës 23:30, kur në lokal ka mbaruar muzika dhe njerëzit e tjerë ishin larguar, në lokal mbetën vetëm Anton Toli, Ëngjëll Nika, Arben Bushi, Drimona Vukaj, Stela Gjoka, Mariglen Përgjini. Ndërsa në një tavolinë tjetër ishin ulur, Maltin Shtjefni dhe personat e tjerë në një tavolinë tjetër kanë qëndruar.
Anton Toli, ka ftuar Shtjefnin që të bashkohej me tavolinën e tyre dhe pikërisht në atë moment Mariglen Përgjini ka nxjerrë dhe ka mbajtur në dorë një armë zjarri pistoletë, duke e lënë mbi tavolinë. Më pas, ka vendosur për një këngë të kërkuar nga viktima që ta qëllojë duke e lënë të vdekur në vend.