Kronike22 Janar 2023, 13:55

Vrau për një këngë, ekstradohet nga Belgjika Mariglen Përgjini

Shkruar nga Pamfleti
Vrau për një këngë, ekstradohet nga Belgjika Mariglen

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim janë ekstraduar sot nga Greqia dhe Belgjika. Bëhet fjalë për Mariglen Përgjinin dhe Eraldo Memaj, të shpallur në kërkim për vrasje.

Specialistët e Interpol Tiranës ekstraduan nga Brukseli, drejt Shqipërisë, shtetasin Mariglen Përgjini. Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 18 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”, kryer më shumë se një herë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat e ka dënuar shtetasin Mariglen Përgjini me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dënim i cili është konvertuar më pas në shërbim prove. -Gjithashtu po si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u bë kapja dhe ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit të kërkuar Eraldo Memaj, banues në Pukë. Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”. Ky shtetas në vitin 2013, në Pukë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. V”, njoftoi policia.

Mariglen Përgjini, u shpall fajtor për vrasjen e ndodhur në janar të 2016 në një lokal tallavaje në Lezhë. Mbrëmjen e janarit, rreth orës 23:30, kur në lokal ka mbaruar muzika dhe njerëzit e tjerë ishin larguar, në lokal mbetën vetëm Anton Toli, Ëngjëll Nika, Arben Bushi, Drimona Vukaj, Stela Gjoka, Mariglen Përgjini. Ndërsa në një tavolinë tjetër ishin ulur, Maltin Shtjefni dhe personat e tjerë në një tavolinë tjetër kanë qëndruar.

Anton Toli, ka ftuar Shtjefnin që të bashkohej me tavolinën e tyre dhe pikërisht në atë moment Mariglen Përgjini ka nxjerrë dhe ka mbajtur në dorë një armë zjarri pistoletë, duke e lënë mbi tavolinë. Më pas, ka vendosur për një këngë të kërkuar nga viktima që ta qëllojë duke e lënë të vdekur në vend.

Kronike pergjini Vrasje