Aktualitet 9 Mars 2019, 21:16

Vrau vëllain aksidentalisht, policia jep detaje si ndodhi ngjarja në Peqin

Shkruar nga Pamfleti
Vrau vëllain aksidentalisht, policia jep detaje si ndodhi ngjarja në

Vrau vëllain aksidentalisht, policia jep detaje si ndodhi ngjarja në Peqin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Galush të Peqinit. Një djalë i ri 20 vjeç është vrarë me armë mbrëmjen e së shtunës. Nga burime policore, raportohet se ngjarja është aksidentale.

Të njëjtat burime thonë se viktima u qëllua aksidentalisht me armë gjahu nga vëllai i tij i vogël 14-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa dy vëllezërit po kullosnin bagëtitë.

 

Informacioni paraprak i Policisë së Peqinit:

Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, dyshohet se një i mitur  i cili  ende nuk ka mbushur moshën 14vjeç,  dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllain e tij shtetasin R.Ll.,  20 vjeç. Ata ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aktualitet