Kronike20 Shtator 2022, 10:50

Vrau vëllain dhe kunatën, Arsen Muskurti kërkon lirimin nga burgu

Shkruar nga Pamfleti
Vrau vëllain dhe kunatën, Arsen Muskurti kërkon lirimin nga burgu

Arsen Muskurti, personi i cili është i akuzuar për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij, Alban dhe Nora Muskurti, ka ankimuar vendimin e arrestit në burg. Në ankimin e dorëzuar në gjykatë nga avokati, kërkohet që të kryhet akt ekspertimi i shëndetit mendor, me pretendimin se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky pretendim u bë dhe më herët nga avokati i Muskurtit, i cili deklaroi se autori ka marrë në të shkuarën ilaçe për shëndetin mendor.

Vrasja e dyfishtë ndodhi pasditen e 30 gushtit në kryeqytet. 38-vjeçari Arsen Muskurti vrau me armë zjarri Alban dhe Nora Muskurtin brenda biznesit të tyre, pas konflikteve të vazhdueshme për pronat. Muskurti u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës dhe ndaj tij janë ngritur dy akuza: “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë seancës ai u shfaq i përlotur duke u shprehur se kishte depozituar shtatë kallëzime në drejtim të vëllait e kunatës, pas konflikteve për pronat dhe nuk ishte marrë seriozisht.

Kronike #Lirim nga burgu Arsen Muskurti Kerkese