Bota29 Shtator 2019, 11:17

Vritet lideri i një partie në Pakistan, si pasojë e sulmit humbin jetën 1 grua dhe 1 fëmijë

Shkruar nga Pamfleti
Vritet lideri i një partie në Pakistan, si pasojë e sulmit humbin

Vritet lideri i një partie në Pakistan, si pasojë e sulmit humbin jetën 1 grua dhe 1 fëmijë

Të paktën tre persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, pas shpërthimit të një bombe në qytetin Chaman të Pakistanit.

Policia tha se bomba ishte vendosur në një motoçikletë e cila ishte parkuar jashtë zyrës së një partie fetare në qytetin Chaman, që gjendet në afërsi të kufirit me Pakistanin.

Zyrtarët thanë se bomba ka shpërthyer me telekomandë kur lideri i partisë Ulema-e-Islam, Maulana Mohammad Hanif, ishte duke dalë nga zyrat e partisë së tij. Hanif dhe dy burra të tjerë mbetën të vdekur nga shpërthimi.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim.

Në një incident të ndarë, po ashtu sot u vranë gjashtë persona dhe katër të tjerë u plagosën, pasi një sulmues hapi zjarr në një autobus që po udhëtonte në qarkun Hangu, në veri-perëndim të Pakistanit.

Policia i tha Radios Evropa e Lirë se motivet e këtij sulmi ishin personale. Policia tha se në mesin e të vrarëve është një grua dhe një fëmijë./REL

Bota lideri i partisë së Pakistanit Maulana Mohammad Hanif shpërthimi me bombë