Bota27 Prill 2019, 19:07

Vritet një ndër bosët më të mëdhej të drogës, ja lidhjet me Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Vritet një ndër bosët më të mëdhej të

Vritet një ndër bosët më të mëdhej të drogës, ja lidhjet me Shqipërinë

Është vrarë mbrëmjen e djeshme në një atentat mafioz një prej bosëve me të mëdhenj të drogës Girolamo Perna.

Është mësuar se Perna është ekzekutuar me armë zjarri shumë pranë shtëpisë së tij. Sipas mediave italiane ai ishte së bashku me një person tjetë, kur e qëlluan për vdekje.

Personi që ka qenë se bashku me bosin e drogës është marrë në pyetje nga policia. Gjithashtu mediat italiane kanë shkruar se trafiku i drogës nga Shqipëria është motivi i përplasjes mes dy grupeve mafioze.

Klani Perna ishte në rivalitet me klanin Raduano. Po ashtu e ditur bëhet se 28-vjeçari, Girolamo Perna është një tjetër viktimë në përleshjet për kontrollin e shitjes së drogës në zonën Gargano dhe trafikun e saj me Shqipërinë.

Përgjatë tre viteve të fundit në zonën e Viestes janë eliminuar gjithsej edhe nëntë persona të tjerë. E midis tyre dhe një prej bosëve më të mëdhenj të drogës Angelo Notarangelo. Perna i kishte shpëtuar një atentati në shtator të 2016 nga rivali i tij, Marco Raduano.

 

Bota lidhjet me shqiperine vritet