Një veteran i UÇK-së u ekzekutua mbrëmë në Kaçanik me disa plumba.Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes duke djegur më tej edhe mjetin me të cilin udhëtuan për të kryer krimin.
Nysret Cena nuk ishte i panjohur për drejtësinë kosovare.
Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekspertizë mjeko-ligjore.
Ekipe të Policisë Rajonale të Ferizajt, nga sektorë të ndryshëm, sipas komunikatës, po punojnë vazhdimisht në grumbullimin e informacioneve në terren për të zbardhur sa më shpejtë rastin.