alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Lajçak jep detaje mbi planin franko-gjerman: Nuk vijmë me ultimatume, por propozimi ynë duhet pranuar

25/01/2023, 21:48
ne Kryesore, Prishtine
A A

I dërguari special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.


-Lexo edhe:

Drejtësia ta detyrojë Edi Ramën, të heq zonat e naftës nga kthetrat e mafies koncesionare të lidhur me mafien politike

Vizita në SHBA, ministri serb: Pa Uashingtonin nuk është e mundur zgjidhja e çështjes së Kosovës

Ai ka thënë se propozimi përmban 11 pika. Sipas tij, fillimisht palëve u është dhënë një version paraprak dhe më pas është arritur në draftin final.

“Mënyra më e mirë për ta quajtur është propozimi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë e kam prezantuar planin në shtator dhe pastaj kishim diskutime me kryeministrin Kurti fillimisht dhe pastaj në dhjetor ia kam prezantuar një plan të azhurnuar me disa komente që i kemi pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe gjatë javës së kaluar kishim diskutimin e parë substancial lidhur me planin, siç e dini takimi zgjati dy orë e gjysmë dhe ishte një diskutim i gjerë dhe i gjatë dhe ambiciet janë që të ndalet cikli i krizave që të përqendrohemi në normalizim”, tha ai në “Klan Kosova”.

Ai u shpreh se materialet që kanë dalë në media nuk janë të sakta. Sipas tij, plani ka pësuar shumë ndryshime rrugës.

“Kam parë disa tekste të prezantuara në media, që nuk ishin të sakta, të trilluara nga njerëz të caktuar, kishte ndryshime, sepse pas prezantimit të parë jam kthyer në Prishtinë dhe në Beograd kemi diskutuar dhe kemi kërkuar komentet, pastaj jemi munduar t’i inkorporojmë komentet, e kemi thënë shumë qartë që filozofia e propozimit nuk ka për të ndryshuar, sepse filozofia është hartuar me mirëkuptimin më të mirë se si të arrijmë te normalizimi, pra kjo është filozofia”, tha ai.

Lajçak u shpreh se pret nga Kosova dhe Serbia, që ta pranojnë planin dhe ta nënshkruajnë atë. Ai mes tjerash u shpreh se ata nuk vijnë me kërcënime apo ultimatume, rreth kësaj çështjeje, për shkak se qëllimi është normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

“Jemi duke zhvilluar diskutime ndaras me palët dhe kur t’i bashkojmë do të presim që planin ta pranojnë, ta nënshkruajnë dhe ta zbatojnë natyrisht, pra të sigurohemi që ajo që do të nënshkruhet edhe të zbatohet. Ne jemi partnerë, nuk vijmë me kërcënime ose ultimatume, besoj se është një grup vërtetë serioze  dhe kemi qëllimin më të mirë që me të vërtetë të zhvendosim cilësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel më të lartë”, shtoi ai.

Megjithatë Lajçak nuk ndërron qëndrim, teksa thotë se propozimi është më i miri i mundshëm.

“Nuk do të komentoja të njerëzit tjerë, por kemi pasur një diskutim shumë serioz se përse ky propozim është i mirë, vërtetë besojmë se është propozimi më i mirë i mundshëm dhe çfarë do të sjellë? cilat do të jenë pasojat e arritjes së marrëveshjes dhe çfarë mund të presim nëse nuk arrihet marrëveshje”, tha ai.

Lajçak nuk ka komentuar shumë qëndrimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për çështjen e propozimit evropian. Megjithatë në “Rubikon”, ai ka thënë se Aleksandar Vuçiç ka dhënë dy deklarata nga takimi i tyre që kishin dhe sipas tij kjo e qartëson qëndrimin e tij në këtë çështje.

“Ai i ka dhënë dy deklarata që nga takimi ynë dhe mendoj se e ka bërë shumë të qartë pozitën e tij. Do të kisha pasur dëshirë që të jetë e lehtë, vërtetë është e rëndësishme që jemi në rrugën e duhur edhe me Qeverinë e Kosovës edhe me Qeverinë e Serbisë, kjo është shumë e rëndësishme”, tha i dërguari i BE.


smile
Lajmi Tjeter

Sulmi ndaj gazetarit Elvis Hila, reagon Unioni i Gazetarëve: Dënojmë këtë akt banditesk, policia të ndalojë sa më shpejt autorët

Kush i blen apartamentet në Tiranë? Çmimet shkojnë deri në 5.000 euro m2 katror, shqiptarët më të varfrit në Europë

Lajmi i Dites

Rama e McGonigal “bindën” SPAK të hiqte Olsin nga dosja “Call-Center”; loja me Josifin e Xhaçkës

Rama e McGonigal “bindën” SPAK të hiqte Olsin nga dosja “Call-Center”; loja me Josifin e Xhaçkës

03/02/2023, 11:06

Lajmet e fundit

Drejtësia ta detyrojë Edi Ramën, të heq zonat e naftës nga kthetrat e mafies koncesionare të lidhur me mafien politike

Drejtësia ta detyrojë Edi Ramën, të heq zonat e naftës nga kthetrat e mafies koncesionare të lidhur me mafien politike

04/02/2023, 15:28
Flamurtari “kërcen samba” në Peqin, Vora shkëlqen me ‘manita’ ndaj Shënkollit

Flamurtari “kërcen samba” në Peqin, Vora shkëlqen me ‘manita’ ndaj Shënkollit

04/02/2023, 15:24
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla

“McGonigal”/ Balla justifikon Ramën: S’ka nevojë për protesta, të lëmë drejtësinë amerikane të hetojë

04/02/2023, 15:21
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç

Vizita në SHBA, ministri serb: Pa Uashingtonin nuk është e mundur zgjidhja e çështjes së Kosovës

04/02/2023, 15:09
Si ka ndikuar Brexiti në turizmin britanik?

Si ka ndikuar Brexiti në turizmin britanik?

04/02/2023, 14:55

“Plakun e Pavarësisë e vranë sepse nuk ju bind italianëve”, Ben Blushi rrëfen bisedën me nipin e Ismail Qemalit

04/02/2023, 14:54

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In