Bota 4 Dhjetor 2018, 13:14

“Vuçiç e Thaçi takohen fshehurazi”

Shkruar nga Pamfleti
“Vuçiç e Thaçi takohen fshehurazi”

"Vuçiç e Thaçi takohen fshehurazi''

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi kanë zhvilluar takime të fshehta dhe kanë rënë dakord për të rritur taksën për mallrat serbë”. Deklaratat janë bërë nga ish-ministri i Jashtëm i Serbisë dhe kreu i opozitës Vuk Jeremiç, shkruan B92.

 Jeremiç u tha gazetarëve në qytetin Kragujevac se “gjithçka që doli nga rritja e taksës mbi mallrat serbë dhe të gjitha tensionet janë planifikuar”.

Jeremiç paralajmëroi se gjera të tilla herë pas herë dalin jashtë kontrollit dhe pastaj ndodhin gjera të paparashikuara. 

“Ne kemi parë gjëra të tilla në vitet 1990”, tha ai. 

Ai shtoi më tej se ” ata që luajnë me zjarrin dhe takohen fshehurazi në Romë dhe në disa vende të tjera, synojnë të trembin njerëzit dhe të mendojnë se po shkojnë drejt një lufte.”

“Nuk do të ketë luftë, por nëse politikanët e papërgjegjshëm në pushtet në Beograd dhe Prishtinë vazhdojnë të luajnë me zjarrin, atëherë çdo gjë mund të ndodhë”, tha Jeremiç, shkruan B92./SOT

Rajoni Aleksander Vuçiç Hashim Thaçi Presidenti i Kosovës Thaçi presidenti i Serbisë