Bota12 Mars 2019, 13:40

Vuçiç i prerë: Nuk jemi afër marrëveshjes me Kosovën

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç i prerë: Nuk jemi afër marrëveshjes me

Vuçiç i prerë: Nuk jemi afër marrëveshjes me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përsëritur se marrëveshja Kosovë-Serbi nuk është afër.

Pas takimit me këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Vuçiç ka thënë se ekipi gjerman e ka informuar se në Prishtinë ka kërkuar heqjen e taksës, por siç shtoi ai, nuk pret që Prishtina ta bëjë këtë.

Në një intervistë me RTS, ai ka deklaruar se me këshilltarët e kancelares gjermane, Jan Hecker dhe Matthias Litenberg biseduan për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne nuk jemi pranë marrëveshjes, pasi nuk po negociojnë gjermanët, por ne dhe negociata të tilla nuk ka”, ka thënë ai, transmeton KosovaPress.

Ai tha se me këshilltarët e Merkelit ka biseduar për mënyrën se si të ruhet stabiliteti, paqja, e si të shmangen eskalimet e mëtejshme.

I pyetur se përse Beogradi nuk miratoi një platformë për negociata me Prishtinën, Vuçiç u përgjigj se është e qartë për të gjithë.

“Nëse ju dëshironi të bisedoni me dikë, atëherë mos i ngulitni gjërat. Nëse i ngulitni, është e vështirë të nxirren gozhdët. Për të planifikuar një platformë të ngjashme me Prishtinën, atëherë ju e kuptoni se nuk mund të ketë marrëveshje”, ka shtuar Vuçiç.

Ai tha se pret në prill të ketë zhvendosje të re të dialogut nga ana e BE-së, në mënyrë që gjendja e tanishme të ndryshojë./Koha.net

Rajoni Aleksander Vuçiç marrëveshja me Kosovën presidenti i Serbisë