Kosova25 Tetor 2022, 15:14

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur shqetësim për kohët “e vështira” që po vijnë për serbët e Kosovës.

Derisa foli për konvertimin e targave ilegale në ato RKS, afati i fundit për të cilat është 31 tetori,  Vuçiç ka thënë se ai dhe Beogradi zyrtar do të vazhdojë të jetë me serbët e Kosovës.

Po ashtu, është mburrur që serbët në veri, sipas tij, nuk po e dëgjojnë kryeministrin Kurti dhe se vetëm dy serbë i kanë kthyer targat në RKS.

Afati për regjistrim të automjeteve në RKS, duke shfrytëzuar banifitet e ofruara nga Qeveria, përfundon më 31 tetor.

Prishtine Aleksandar Vuçiç serbët në Kosovë Targat ilegale

Kosova