Bota21 Korrik 2022, 20:48

Vuçiç i tregon muskujt BE-së: Do vazhdojmë të shesim armë

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar ditën e sotme se Beogradi do të vijojë tu shesë armë vendeve të tjera, pavarësisht rrëzimit të aeroplanit ukrainas në Greqi, i cili transportonte armë serbe për Bangladeshin.

Vuçiç dhe Industria ushtarake serbe, mbajti një turneu për ekspozimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Forcave të Armatosura Serbe, me Presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi.

Presidenti serb ju tha gazetarëve se “nuk e kupton pyetjen se pse Serbia shet armë, Do vijojmë të shesim armë për shtetet e tjera!”.

Ai shpjegoi se Serbia do të vazhdojë të shesë armë për të gjitha vendet që janë t autorizuara.

Ne po shesim që të kemi paga dhe pensione më të larta. Dhe ne do të vazhdojmë t’i shesim, në Bangladesh dhe Qipro, Togo dhe Senegal, kujtdo që është përdorues i autorizuar”, tha Vuçiç në Shtëpinë e Gardës në Topcider, ku zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë i prezantuan liderit egjiptian automjete të blinduara, raketa dhe armë të tjera.

Bota #Shesim arme Vucic