Bota 8 Korrik 2018, 23:02

Vuçiç: “Mundësia e luftës me Kosovën është gjithmonë e hapur”

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç: “Mundësia e luftës me Kosovën

Vuçiç: "Mundësia e luftës me Kosovën është gjithmonë e hapur"

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar presionin ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ani pse deklaratat e tij ai s’po i konsideron të tilla.

Në atë që ka thënë para mediave sot në Zemun, Vuçiç ka lënë të hapur mundësinë e luftës me Kosovën.

Kur është pyetur për tërheqjen e serbëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës, që u raportua të jenë nën presion nga Beogradi, Vuçiç tha se qëndrimi i tij ishte se serbët nuk duhet të marrin pjesë në punët e Kosovës.

“Ata thonë që ne bëjmë presion. Nëse themi se nuk do të dëshironim që një serb të gjuante një serb, nëse kjo që po them është presion, ju mund ta quani atë siç të doni”, tha ai, duke shtuar se nuk do të ishte normale që një serb të gjuante një serb./Gazetaexpress

 

Rajoni Kosova Lufte Vucic