Kosova12 Shkurt 2023, 07:26

Vuçiç: Përshkallëzimi i luftës në Ukrainë do ndryshojë marrëdhënien tonë me Moskën

Shkruar nga Pamfleti

Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat ruse ka deklaruar presioni perëndimor mbi Beogradin do të rritet në mënyrë drastike, ndërsa lufta në Ukrainë përshkallëzohet.

Gjithashtu mediat ruse shkruajnë se Vuçiç ka paralajmëruar se është duke ardhur momenti që Serbia nuk do të ketë zgjidhje tjetër veç ti dorëzohet kërkesave të Perëndimit për të sanksionuar Rusinë.

Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiç tha se pret “një përshkallëzim të madh” në konfliktin në Ukrainë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Luftimet e deritanishme do të ndihen si “pothuajse asgjë, krahasuar me atë që do të vijë”, paralajmëroi ai.

“Kjo situatë do të ndikojë në vendin tonë pasi presioni ndaj Beogradit, në lidhje me marrëdhëniet e tij me Rusinë, do të bëhet dy ose tre herë më i ashpër, pavarësisht se tashmë është e fortë”, tha Vuçiç.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Sanksionimi i Moskës për operacionin e saj ushtarak në Ukrainë dhe njohja e pavarësisë së provincës separatiste të Kosovës janë veçuar nga Brukseli si kushte kyçe për ofertën e Beogradit për t’u anëtarësuar në BE, ka shkruar “Russia Today”.

Vuçiç, i cili ka refuzuar të dyja kërkesat për muaj të tërë, tani thotë se mund të vijë momenti kur Beogradit do t’i duhet të bashkohet me BE-në për ndalimin e Moskës.

“Le të shtyjmë kështu sa të mundemi. Momenti kur Serbia do sanksionojë Rusinë po afrohet. Kam frikë se mund të ndodhë në më pak se një muaj”, tha presidenti serb.

Sipas Vuçiçit, do të jetë “e vështirë” për Serbinë, pavarësisht se kush do të mbizotërojë në Ukrainë. “Perëndimi nuk dëshiron një vend aleat me Rusinë në mes të Evropës. Nga ana tjetër, Rusia nuk dëshiron të humbasë gjithçka që ka në Ballkan”, tha ai.

Prishtine Serbia Vucic