Kosova 9 Shkurt 2023, 14:50

Vuçiç presion BE: Në Bruksel nuk shkoj si turist, të më thërrasin vetëm pas formimit të Asociacionit

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç presion BE: Në Bruksel nuk shkoj si turist, të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nuk Bruksel nuk do të shkojë për bisedime pa formuar Kosova Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Këtë ai e ka thënë pas deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili tha se së shpejti do t’i ftojë krerët e Kosovës dhe Serbisë për bisedime.

“Ata mund të thonë çfarë të duan, por duhet të ma tregojnë kuptimin. Nuk i kam shmangur bisedimet për asnjë çështje. Para kësaj, Asociacioni.

Nëse mendoni se mund të më thirrni për të më bindur për Asociacionin, atëherë mos me thirrni, sepse po më ftoni për turizëmNuk jam i interesuar që të vij si turist. Kur ta shtyni përpara Asociacionin, atëherë mund të më ftoni, për atë dhe gjithçka tjetër”., ka thënë Vuçiç.

Ndërkohë kyeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme në seancën plenare ka treguar arsyet se pse ai e pranoi propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Nga Kuvendi i Kosovës, Kurti deklaroi se një marrëveshje bazë e cila mbështetet mbi vlera evropiane dhe universale është më se e dobishme për Kosovës.

“Duhet ta kuptojmë një gjë, nuk është e mundshme që emisarët evropianë të vijnë nga Brukseli, Parisi e Berlini e të na sjellin marrëveshjen finale. Sepse kjo do shumë proces negociator të thellë e të gjatë. Emisarët evropianë nuk na ka sjell një dokument në stilin merre ose leje, ndaj nuk kanë mundur të na sjellin propozimin për marrëveshje finale. E kanë sjell propozimin për një marrëveshje bazë”, tha Kurti.

Prishtine Asociacioni Kosova Vucic