Aktualitet26 Dhjetor 2022, 17:13

Vuçiç provokon luftë, dërgon artilerinë e rëndë në kufirin me Kosovën (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç provokon luftë, dërgon artilerinë e

Beogradi vijon të provokojë rritjen e tensioneve në veri të Kosovës. Teksa Prishtina po përgatitet për të hequr me forcë barrikadat, duket se Serbia po përgatitet për luftë.

Një ditë më parë në kufirin me Kosovën shkoi kreu i ushtrisë, që njoftoi vendosjen e forcave ushtarake, ndërkohë mediat e Serbisë raportojnë sot se Beogradi po instalon artilerinë e rëndë pranë zonave kufitare.

Ekuipazhi i televizionit “N1” ka zbuluar se 2 kilometra larg Jarinjës, në Rudnicë, Serbia ka vendosur gjashtë obusë (topa) me rreze të gjatë veprimi. Po ashtu aty janë vendosur dhe një numër i madh i përfaqësuesve të policisë ushtarake.

Një ditë më parë pati të shtëna në Zubin Potok, ku dyshohet se u sulmuan makinat e KFOR dhe pas kësaj ngjarje, janë mbledhur krerët e ushtrisë serbe. Mediat serbe njoftojnë se

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç ka mbërritur në garnizonin e Rashkës ku është pritur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviç.

Shefi i shtabit të ushtrisë serbe propozoi mbrëmë në Këshillin e Sigurisë, vendosjen e trupave në kufirin me Kosovën, ku tensionet mbeten të larta për shkak të bllokimeve të rrugëve nga minoriteti serb. Detyrat që i janë besuar ushtrisë serbe dhe mua si shef i shtabit, janë të sakta e të qarta dhe do të përmbushen”, tha Mojsiloviç për ‘RTV Pink’, televizioni kryesor privat në Serbi. Situata është komplekse”, shtoi ai.

Çfarë janë obusët?

Në gjuhën shqipe, fjala më e përshtatshme e “obus” do të ishte top luftimi. Me teknologjinë e re janë zëvendësuar topat e dikurshëm dhe “obusët” janë në gjendje të lëshojnë predha me madhësi nga më të ndryshmet në distanca të gjata. Në varësi të obusit, ata mund të lëshojnë predha në distanca deri në 40 kilometra. Kjo është një ndër armët më të përdorura aktualisht në Ukrainë. Kievi falë tyre po përballon agresionin rus.

Kryesore Serbia Tensione Vucici