Bota 4 Nëntor 2022, 10:52

Vuçiç telefonata të fshehta gjatë natës me serbët në Kosovë: 72 orët e ardhshme, më të vështirat në 10 vitet e fundit

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç telefonata të fshehta gjatë natës me

Vuçiç telefonata të fshehta gjatë natës me serbët në Kosovë: 72 orët e ardhshme, më të vështirat në 10 vitet e fundit

Bisedimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç me serbët e Kosovës, kanë zgjatur gjithë natën dhe një nga konkluzionet pas takimeve është se 72 orët e ardhshme do të jenë më të vështirat në 10 vitet e fundit, kur bëhet fjalë për Kosovën, shkruan media serbe, “Blic”.

Bisedat telefonike kanë zgjatur deri në orën 5:30 të mëngjesit të sotëm. Serbët janë të indinjuar. Pika kulmore ishte shkarkimi i drejtorit rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriç, për të cilin Albin Kurti nuk ka asnjë autoritet.

‘Ai nuk mund të zëvendësohet’ – thotë një burim i “Blic”, i njohur me detajet e bisedës.

Sipas bashkëbiseduesit të ‘Blic’, Kurti dje ka thënë se nuk është i interesuar për Asosacionin e Komunave Serbe.

‘Serbët duan t’i braktisin të gjitha institucionet sepse nuk kanë ku të shkojnë’ – thotë burimi i ‘Blic’.

Sipas informacioneve të “Blic”, të shtunën do të caktohet mbledhja e Qeverisë së Serbisë, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai do të njoftojë anëtarët e Qeverisë për situatën në Kosovë.

Serbët nga Kosova do të kenë edhe një sërë takimesh, ndërsa të shtunën pritet një tubim i madh në Mitrovicë, ku do të zbulojnë planin e tyre para qytetarëve.

‘Do të jenë 72 orët më të vështira në 10 vitet e fundit dhe në ditët në vijim shumë gjëra do të bëhen më të qarta’– përfundon burimi i medias serbe. /Përshtati Pamfleti,  marrë nga ‘Blic’

Rajoni #telefonata te fshehta Aleksander Vuçiç Blic serbët në Kosovë