Bota17 Nëntor 2022, 21:35

Vuçiçi "zhvesh" kostumin e politikanit, kohë "cilësore" me Ramën e Kovaçevskin: Po i pres, nuk i rezistova salsiçes…!

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiçi "zhvesh" kostumin e politikanit, kohë

Si rrallë herë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka “zhveshur” kostumin e politikanit dhe i ka bërë ftesë publike kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe udhëheqësit maqedonas Dimitar Kovaçevski, për të kaluar kohë së bashku.

Përmes një mesazhi në Instagram, Vuçiç ka postuar një foto nga tryeza e shtruar krahas së cilës shkruan se po pret për darkë miqtë e tij, Ramën dhe Kovaçevskin, ndërsai thur lavde Serbisë.

“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, shkruan Vuçiç.

Sot Rama ndodhet në Serbi për të marrë pjesë në Konferencën Rajonale që është zhvilluar atje dhe pjesëmarrës kanë qenë dhe liderë të tjerë të Ballanit, përfshirë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçveski.

Rajoni #Dimitar Kovaçevski Aleksander Vuçiç Edi Rama